VIDEO/ Sadiku u tregon forcën në Bolivi, 2 gola dhe asist që në ndeshjen e parë me Bolivarin

Armando Sadiku ka qenë kryefjala e këtyre ditëve të fundit, teksa tërhoqi një vëmendje të madhe me transferimin e tij drejt Bolivisë. Për shumë mund të dukej një vendim i çuditshëm, duke ditur karrierën e lojtarit shqiptar dhe niveli ne futbollit në shteti amerikano-jugor.

Por sulmuesi i Kombëtares kuqezi duket se do të jetë goleadori i ri i Bolivarit, teksa që në ndeshjen e parë me fanellën e re ka treguar forcën e tij. Sadiku ka shënuar 2 gola dhe ka dhuruar edhe një asist në miqësoren që Bolivari zhvilloi me skuadrën e Vilsterman. Statistika këto mjaft pozitive këto për 29-vjeçarin, i cili luajti për më pak se 30 minuta në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *