Nga Klaudio Ndreca
Për të parë moshën e Halandit duhet me patjetër që të bësh një kërkim të lehtë në internet, pasi është e pamundur që ta gjesh duke e parë në fushën e lojës. Sigurisht që tiparet fizike mund ta dallojnë djaloshin magjik, por jo mënyra e lojës.
Futbollisti 19-vjeçar është kthyer edhe njëherë në heroin e Dortmundit, duke mundur Duseldorfin në shifrat 0-1. Goli ka ardhur në aksionin e fundit dhe saktësisht në minutën e 5 shtesë, ku Haland e gjen rrjetën pa e parë fare portën dhe me një nuhatje brilante.
Vlerësime maksimale për këtë sulmues kanë ardhur menjëherë nga tifozët në rrjetet sociale, ndërsa sulmuesi tregon gjatë festimit se ishte një lëvizje e gjitha duke përdorur trurin në atë rast. Në këtë mënyrë Bundesliga nuk i dorëzohet menjëherë Bajernit, që ka 4 pikë më tepër dhe 1 ndeshje tjetër për të zhvilluar. /Sport Ekspres/
Kral çakmaya devam ediyor. Erling Haaland ?? pic.twitter.com/dsp4d6Grdt
— Sherlock (@SHolmesFB) June 13, 2020