Xhakomo Vrioni vijon të mbetet në stërvitjet e ekipit të parë të Juventusit, madje e ka gjetur veten e tij edhe në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri i ri Andrea Pirlo. Puna e mirë gjithmonë shpërblehet dhe këtë mësim sulmuesi shqiptar e ka kuptuar mirë. Futbollisti i Kombëtares U-21 të Shqipërisë e ka shfrytëzuar stërvitjen me yjet e “Zonjës së vjetër” dhe të luajturit përkrahë tyre tashmë po jep frytet e veta.
Juventusi ka shpërndarë në faqen zyrtare pjesë nga seanca e djeshme stërvitore, ku bardhezinjtë po përgatiten për përballjen me Romën. Një video që në fund mbyllet me golin e shënuar pikërisht nga Xhakomo Vrioni. Ky i fundit duket se ka mësuar shumë nga Kristiano Ronaldo gjatë kësaj kohe dhe këtë e ka treguar qartë te ky gol, duke e kopjuar disi.
Sulmuesi shqiptar e nxjerrë bukur topin me finte për të goditur me këmbën e majtë dhe duke shmangur kështu mbrojtësin që pabërballë, ndërsa më pas mposht legjendën Bufon, teksa tund rrjetën pas shpinës së tij. Një gol ky në stilin e Ronaldos, që shpesh herë zgjedh një mënyrë të tillë për të shangur mbojtësat kunfdërshtar dhe për të gjetur rrugën e rrjetës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
In campo con i ?? verso #RomaJuve ?#ForzaJuve pic.twitter.com/LnLE5WwEYX
— JuventusFC (@juventusfc) September 24, 2020