Milani nuk ka mundur të shkojë më larg se një barazim 1-1 në transfertën kundër Lilë. Francezët kanë gjetur formulën për të ndalur kuqezinjtë, pasi ishin të parët që i shkaktuan humbjen që pas rikthimit nga izolimi i pranverës kuqezinjve në atë ndeshje të fituar 0-3 në “San Siro”.
“Djalli” është dorëzuar Francë dhe ka treguar se sa shumë çalon pa një lider si Zllatan Ibrahimoviç në fushën e lojës. Sulmuesi suedez mungoi për shkak të dëmtimit të pësuar kundër Napolit, ndërsa sulmi këtë herë i është besuar kroatit Rebiç, që është mjaftuar me një asist për golin e vetëm të skuadrës së tij, që u shënuar nga Kastijeho në minutën e 46 të takimit. Ndërkohë shifrat do të viheshin përsëri në baraspeshë kur kronometri shënonte minutën e 65, atëherë kur Bamba tund rrjetën e Milanit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Goal by Castillejo 0-1 !! #LoscMilan #EuropaLeague ??? https://t.co/r1Ha9IPGNg
— Football Master (@Foot_Masters) November 26, 2020
https://twitter.com/DeshaunTalks/status/1332041545466392578