VIDEO/ Rumania “e bekuar”, Llullaku e rinis me gol dhe fiton derbin me Qakën!

Nga Kazakistani në Itali dhe… Rumani! Rruga duket shumë e gjatë, por për Azdren Llullakun jo edhe aq, pasi ai jo vetëm që ka harruar si shënohet, por edhe se si bëhet shenja e shqiponjës… Një gol në ndeshjen e parë të kampionatit me skuadrën e Astra Ploieshtin.

Astra fitoi me Steauan e Bukureshtit 1-0, pasi sulmuesi shqiptar realizoi me kokë golin e vetëm me goditje këndi në minutën e 43-të të pjesës së parë.

https://www.youtube.com/watch?v=IxSfmXoaBys

Në pjesën e dytë, Steaua provoi të barazonte, por nuk ia doli. Llukaku u zëvendësua në minutën e 80-të.

Sakaq, shqiptari tjetër, Kamer Qaka u aktivizua në pjesën e dytë në debutimin me ekipin e ri, Steaua Bukureshtin por u ndërrua në minutën e 77. Lojtari kuqezi i pafat, pasi u dëmtua.

Gjysmën e sezonit të shkuar, Llullaku u aktivizua me skuadrën e Virtus Entelës në Serinë B italiane, duke mos lënë gjurmë, teksa në verën e vitit 2016 do të largohej nga Gaz Metani për të nisur aventurën në Kazakistan, me Astanan, që menjëherë e huazoi te Toboli.

Në 29 ndeshje në total në Kazakistan, shënoi vetëm 1 gol, ndërsa me Entelën asnjë gol në vetëm katër paraqitje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *