VIDEO/ Rrotullohet në zonë dhe e dërgon topin ku portieri nuk mund ta presë, lojtari shqiptar i shënon Fenerbahçes

Uran Bislimi ka gjetur rrugën e rrjetës mbrëmjen e sotme. Mesfushori shqiptar ka shënuar në minutën e 64-t të takimit, duke vendosur baraspeshën e përkohshme. Lojtari 24-vjeçar u shërbye në zonë, ku pasi u rrotullua me topin, e dërgoi atje ku portieri kundërshtar nuk mund ta priste dot.

Megjithatë, goli i tij nuk vlejti për t’i dhënë një rezultat pozitiv Luganos. Këta të fundit u mposhtën me shifrat 3-4 nga Fenerbahçja dhe kualifikimi do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Stamboll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/