VIDEO/ Rrethim i çuditshëm! Më keq se diktatori Kim Jong i Koresë së Veriut, shihni si e mbrojnë Kristiano Ronaldon në Arabinë Saudite

Të enjten, Cristiano Ronaldo shënoi katër gola. Al Nassr mbushi rrjetën e Al Ëehda dhe futbollisti portugez shkëlqeu. Ish-lojtari i Manchester United, Juventus dhe Real Madrid arriti golin e tij të 500-të në karrierë dhe për herë të 61-të në karrierën e tij, një ndeshje përfundoi me të paktën tre gola të shënuar prej tij.

Ky 38-vjeçar ka ndezur më në fund makinën e tij të golit dhe ka nisur të justifikojë paratë e investuara për të. Ka pasur një furi absolute për Ronaldon që nga ardhja e tij në Arabinë Saudite dhe mënyra se si u prit në Al Ëehda ishte për të mos thënë komike.

Teksa ai po kalonte për në dhomat e zhveshjes, rreth tij ishte një rrethim i çuditshëm. Disa persona formuan një rreth, u mbajtën për dore dhe e shoqëruan Ronaldon deri në hyrje. E gjithë kjo solli në mendje skenat e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, limuzina e të cilit është e rrethuar nga disa truproja ndërsa ai është në automjet. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online