VIDEO/ Rrahmani shkatërron Kluzhin i vetëm, sulmuesi shqiptar shënon dy gola dhe jep një asist

Albion Rrahmani ka shkëlqyer në përballjen e sotme kundër CFR Kluzhit. Sulmuesi shqiptar ka shkatërruar i vetëm skuadrën e njohur rumune. Rapidi i Bukureshtit fitoi me shifrat 3-1, ku në të tre golat potagonist ishte pikërisht Rrahmani.

Ish-lojtari i Ballkanit zhbllokoi shifrat në minutën e 5 të takimit, duke shlyer penalltinë e humbur. 5 minuta më vonë Kluzhi ktheu sërish baraspeshën, e cila do të ishte e përkohshmë. Në minutën e 51-të Rrahmani shënon golin e tij të dytë personal, ndërsa në të 71-tën jep asistin në golin e Petrilës. Rapidi i Bukureshtit mori 3 pikë me vlerë falë Albion Rrahmanit, duke u ngjitur në vendin e 3-të në renditje pas 10 javëve të para të kampionatit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online