Një tjetër mbrëmje e pafatë për Cristiano Ronaldon. Yllit portugez i ka ikur edhe një tjetër trofe nga duart në Arabinë Saudite. Al Nassr-i është mposhtur nga Al Hilali me shifrat e thella 1-4 në finalen e Superkupës së Arabisë Saudite. Ronaldo zhbllokoi rezultatin në minutën e 44-t, por në fund goli i tij i vlejti vetëm statistikave.
Sergej Milinkovic-Savic ktheu baraspeshën në minutën e 55, ndërsa Mitrovic-i përmbysi shifrat me dy golat e tij në minutat 63 dhe 69. Ndërkohë goditja përfundimtare erdhi nga Malcom-i, i cili në minutën e 72-të i fiksoi shifrat në 1-4. Kështu ishte Al Hilali ekipi që mori në duar trofeun, ndërsa Al Nassr-i vazhdon të mos pasurojë kabinetin e vetë me kupa, pavarësisht se ka në ekip një lojtar is Cristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? CRISTIANO RONALDO SCORES VS AL-HILAL IN THE SUPER CUP FINAL! pic.twitter.com/0uEap21u4B
— TC (@totalcristiano) August 17, 2024