Kristiano Ronaldo dhe bashkëshortja e tij, Xhorxhina Rodrigez, janë shfaqur në një sesion me pyetje përgjigje në kanalin zyrtar të portugezit në “Youtube”. Gjatë videos së publikuar ka tërhequr vëmendje të madhe një moment i veçantë. Ronaldo ka imituar për një çast rivalin e tij më të madh sportiv, Lionel Mesin.
Pas një batute të 5 herë fituesit të Topit të Artë, Xhorxhina i është drejtuar ish-lojtarit të Real Madridit me fjalën “bobo”, e cila është një shprehje argjentinase që në shqip do të thotë “budalla”. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ronaldos, i cili duke qeshur është shprehur: “Che miras bobo (Çfarë ke që shikon budalla)”. Një frazë e cila u përdor nga Lionel Mesi në Botërorin e fundit kundrejt Verghorstit, që mori një jehonë të madhe mediatike. Nuk dihet se si argjentinasi do ta presë këtë imitim nga Kristiano Ronaldo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Ronaldo: “Que miras bobo”
Messi is too influential ??pic.twitter.com/8CBkWetVJI
— Barça Worldwide (@BarcaWorldwide) September 3, 2024