Juventusi ka humbur në shifrat 0-1 ndaj Portos atje ku është mbyllur pjesa e parë në “Champions League”. Me këtë rezultat janë portugezët që kualifikohen për fazën tjetër, teksa në përballjen e parë arritën që të fitonin në shifrat 2-1.
Ajo që vendosi në historikun e këtyre 45 minutave ishte penalltia e ekzekutuar saktësisht në minutën e 19 nga Sergio Oliviera. Përpara ekzekutimit të saj, Ronaldo ka këshilluar së tepërmi portierin e Juventusit, duke bërë një bisedë të gjatë me të.
Kamerat do të fokusonin momentin dhe padyshim që portugezi do të merrte rolin e heroit nga mediat nëse penalltia do të pritej për t’u etiketuar si “i mbinatyrshëm”. Por në të vërtetë Shezni do të hidhej në një krahë dhe topi ishte në tjetrën… /Sport Ekspres/