Atalanta nuk ka mundur të “hakmerret“ mbrëmjen e sotme në Bergamo kundër Manchester United-it për atë humbje në fund në ndeshjen e parë në Angli. Zikaltrit janë larguar me një barazim 2-2 nga fusha dhe ishte përsëri Ronaldo ai që i mohoi festën. Portugezi bëhet makthi i Atalantës, teksa ashtu si në “Old Trafford”, tund rrjetën përsëri në fund dhe kthen buzëqeshjen për “djajtë e kuq”.
Në fushë është rikthyer edhe Berat Gjimshiti, i cili ka lënë pas më herët se sa parashikohej dëmtimin e tij, por në fund nuk ka mundur të marrë tre pikët me skuadrën e tij. United shkon në vendin e dytë të renditjes me 7 pikë të grumbulluara, po aq sa Villareal-i i vendit të parë. Ndërkohë Atalanta mban vendin e tretë me pesë pikë të fituara deri më tani./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/LucassDuran/status/1455657071165181952