VIDEO/ Risia në Shqipëri! Dufin jo në stadium, arbitret e vetme që mbledhin “djemtë e këqinjë” të Superiores

Nga Klaudio Ndreca

Një risi që është për t’u duartrokitur në Shqipëri është dhënia më e madhe e hapësirës për arbitret femra. Vite më parë një gjë e tillë as që nuk mendohej, ndërsa edhe sot në shumë vende të Europës mungon një konceptim i tillë. Por në fakt, Shqipëria ka nevojë më tepër se të gjitha këto shtete për një drejtuese femër që të ndajë drejtësinë. Më e pafajshme në natyrë dhe më pak polemika të hapura. Por mbi të gjitha, të vetmet që janë të afta për të përmbajtur “djemtë e këqinjë” të Superiores.

Në Shqipëri shpeshherë mbërritja në stadium shihet edhe si vendi më i mirë për të nxjerrë dufin dhe stresin e akumuluar përgjatë gjithë javës. Dhe në fakt në Shqipëri stresi është me shumicë, duke nisur sharjet në kor ndaj arbitrit që pa ardhur vërshëllima e parë për nisjen e topit në mesfushë.

Por kur në fushë është një arbitre femër, ky fenomen nuk përsëritet. Për të vazhduar me vetë protagonistët në fushë, me lojtarët që pavarësisht se nuk janë aspak dakort për një vendim të dhënë, shkojnë deri përpara fytyrës së arbitres dhe shtrëngojnë dhëmbët duke mbledhur grushtin për ta përtypur një fjalë më tepër, që në një tjetër rast, nuk do të kursehej aspak. Pra një gjetje e bukur për të zgjidhur disa problematika dhe për të ofruar një panoramë më të mirë të futbollit shqiptar, teksa mitet janë duke u thyer dhe ka një pjesëmarrje më të madhe të arbitreve femra në Shqipëri.  /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *