Napoli përfiton nga gabimi i Milanit dhe tashmë ndodhet i vetëm në kryesim. Skuadra e drejtuar nga Spalleti ka “shkatërruar” me rezultatin 4-0 Lazion e Sarrit. Napoletanët e gjetën golin në minutën e 7-të me anë të Zielinskit. Ndërsa 3 minuta më vonë Mertens do të dyfishonte shifrat. Në të 29-tën, Mertens realizon dopietë dhe e mbyll pjesën e parë me rezultatin 3-0.
Pjesa e dytë ishte sa për formalitet, pasi Lazio dukej e dorëzuar. Goli i katërt u shënua nga Ruiz në minutën e 85-të. Hysaj luajti 90 minuta të plota për Lazion, por rikthimi në stadiumin e “Diego Armando Maradonës“ rezulton një makth i keq për të./Elio Hajdari-Sport Ekspres/