Rikthimi në atë stadium që për vite ishte shtëpia e tij ka qenë i hidhur për Xhixhio Donarumën. Largimi nga Milani në drejtim të PSG-së nuk është kapërdirë ende nga kuqezinjtë dhe këtë gjë ia kanë bërë të qartë mbrëmjen e sotme. Portieri i axurrëve është pritur si tradhëtar në “San Siro”, ku është vërshëllyer dhe ofenduar nga vetë bashkëkombasit e tij.
Që në momentin kur ka shkelur në fushë për të kryer nxehjen tifozët milanistë kanë nisur me vërshëllima dhe fyerje, të cilat kanë vazhduar edhe në momentin kur emri i tij është përmendur gjatë leximit të formacioneve. Sjellje kjo që e shoqëroi edhe përgjatë ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
bentornato nel “tuo stadio” @gigiodonna1 pic.twitter.com/ZC3EuL3o0e
— BimbaDiMikeMaignan? (@MMicol_) October 6, 2021