Video: Rikthehet “pitbulli” Abrashi, tregon gjendjen e tij

Mesfushori Amir Abrashi ka vuajtur shumë në dy vitet e fundit, pasi është përballur me dëmtime të rënda. Shqiptari është lojtar i rëndësishëm te skuadra gjermane, pasi ka besimin e klubit, pavarësisht se ka qëndruar prej një kohe të gjatë jashtë fushe.

Ai u dëmtua në një ndeshje kundër Hertës së Berlinit 4 muaj e gjysmë më parë. “Pitbulli” dëmtoi gjurin e tij, çka e detyroi të qëndronte jashtë prej asaj dite e deri tani. Shtatshkurtri e ka kaluar dëmtimin dhe ka nisur vrapimet rreth fushës. Lojtari ende nuk është bashkuar me ritmin e skuadrës për rikthimi i tij po shkon në mënyrën e duhur.

“Kam nisur vrapimet dhe kam filluar të punoj pak me top. Riaftësimi im po shkon në mënyrën e duhur. Kam ende për të dhënë për Freiburgun”, – u shpreh ai për kanalin zyrtar të klubit gjerman.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *