Republika Çeke është rikthyer te fitorja pas humbjes 3-0 kundër Shqipërisë, megjithëse kanë hasur në vështirësi në marrjen e tre pikëve. Çekët janë përballur sot me Ishujt Faroe në shtëpi, ku pavarësisht se kanë dominuar ndeshjen në aspektin e statistikave, golin nuk e kanë gjetur dot lehtësisht.
Ndëshja përfundoi me rezultatin minimal 1-0 dhe u vendos në minutën e 76 nga Tomas Soucek-u. Kapiteni nderoi Kombëtaren e tij nga pika e bardhë e penalltisë, duke i dhënë golin e fitores. Tashmë Republika Çeke renditet në vendin e dytë në grupin E, me 2 pikë më pak se Shqipëria./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Soucek just scored for Czech republic ??pic.twitter.com/L6vM60DEvs
— West Ham (C)entral ? (@WestHam_Central) October 15, 2023