Marvin Çuni i bashkohet për herë të parë Kombëtares, Silvinjo i ka të gjithë gati kundër Bullgarisë

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot seancën e radhës stërvitore në Shtëpinë e Futbollit me ekipin që është kthyer në fushë pas një dite pushimi. Të gjithë lojtarët janë stërvitur normalisht, duke e nisur me ushtrime në palestër dhe më pas kanë në fushë për të bërë fillimisht përgatitje atletike dhe më pas trajneri Sylvinho ka bërë edhe një ndeshje kontrolli të kombinuara me situata loje.

Me ekipin është bashkuar sot në stërvitje për herë të parë edhe sulmuesi Marvin Çuni, i cili është stërvitur normalisht me grupin. Seanca stërvitore ka zgjatur për rreth 90 minuta dhe të gjithë lojtarët gëzojnë formë të mirë. Nuk ka asnjë lojtar me shqetësime fizike. Ndërkaq, të hënën në ora 15:45 do të zhvillohet konferencën zyrtare për media në prag të ndeshjes miqësore me Bullgarinë në stadiumin ‘Air Albania’ me trajnerin Sylvinho dhe një futbollist.

Në ora 16:30 do të nisë stërvitja zyrtare që do të jetë e hapur 15 minuta për mediat. Kurse konferenca zyrtare e Bullgarisë do të zhvillohet në orën 17:30 po në stadiumin ‘Air Albania’ dhe stërvitja zyrtare në orën 18:00 me 15 minutat e para të hapura për mediat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online