Anis Mehmeti është në formë të jashtëzakonshme në këtë sezon të ri. Lojtari shqiptar ka shënuar golin e 7, duke iu afruar Clarke Harris të Peterborough që kryeson listën e golashënuesve me 11 realizime deri tani. Megjithse Mehmeti është përdorur në mesfushë, sërish ka arritur që të prodhojë kaq shumë gola.
Reja është i detyruar që ta ftojë këtë element që po shkëlqen kaq shumë në League One. Mehmeti e meriton padyshim ftesën e Shqipërisë për miqësoret ndaj Italisë dhe Armenisë. Goli i djeshëm i ardhur ndaj Port Vales ishte një tjetër kryevepër, ku Anisi ka shfaqur të gjithë potencialin e tij. Futbollisti shqiptar realizoi golin e parë të takimit në minutën e 4./Sport Ekspres/