Nga Klaudio Ndreca
Rasti i Rei Manajt te Barcelona është kthyer në një telenovelë, atje ku sulmuesi shqiptar nuk mund të ankohet për shanset që i janë dhënë në karrierë edhe nga ana e fatit. E kush mund ta mendonte se një ditë ky futbollist do të ishte pjesë e stolit të katalanasve, duke qenë i gatshëm për ekipin e parë?
Për të mbërritur deri në këtë pikë është ëndërra e shumë futbollistëve që kanë shkëlqyer në skenat europiane, ndërsa Manaj nuk e ka mbërritur ende një kulm të karrierës së tij. Në merkaton e verës u fol qartësisht se ky futbollist nuk ishtë më në planet e drejtuesve, teksa kishte zhgënjyer tërësisht me Barcelonën B.
Por trajneri i ka dhënë edhe një mundësi tjetër në përballjen e sotme, atje ku Barcelona B ka barazuar pa gola ndaj Prat. Një “tifoz” i veçantë gjendej në stadium pasi këtë përballje e ndoqi trajneri i parë i ekipit të Barcelonës, Koeman. Kështu Manaj do të ishte nga minuta e parë në fushë, por nuk arriti që të krijojë asnjë aksion të rrezikshëm, duke u zëvendësuar në minutën e 66. /Sport Ekspres/
? HIGHLIGHTS ?
? El tècnic del primer equip, Ronald Koeman, acompanyat del seu cos tècnic ha estat present a la llotja del Johan Cruyff en l’empat del Barça B-Prat (0-0)#ForçaBarça??? pic.twitter.com/HLbWkZrUJX
— FC Barcelona B (@FCBarcelonaB) November 1, 2020