Rei Manaj ka arritur të shënojë golin e parë me fanellën e Barcelonës, teksa ekipi i dytë i katalanasve po ndeshet ndaj Prat për kampionat. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1, ku Manaj shënoi në minutën e 27.
Por lojtari në fjalë i ka bërë të gjitha në 45 minuta, pasi kur duheshin dhe pak sekonda nga mbyllja e takimit, ka marrë kartonin e dytë të verdhë duke lënë skuadrën me 10 futbollistë.
Manaj do të linte ekipin e Albasetes për të shkuar një ligë në poshtë, por me skuadrën e Barcelonës B. Një mundësi e mirë kjo për të lënë gjurmë në fushën e lojës dhe për të shpresuar më pas për një debutim në ekipin A, nisur edhe nga ftesat e Setien në stërvitje dhe vëmendjen që ka treguar.
Sulmuesi 23-vjeçar që në debutimin e tij kundër Ejea tregoi se vendimi për t’iu bashkuar katalanasve ishte i duhuri duke qenë më i miri në fushë, madje ka arritur që ta dërgojë topin në rrjetë, megjithëse do t’i anullohej. /Sport Ekspres/
Gooooooool de Rey Manaj! AE Prat 0-1 Barça B. #FCBMasia pic.twitter.com/yxXmWadVDJ
— ?neurophate (@neurophate_) February 2, 2020
Rey Manaj z czerwon? kartk?, gdy gra zacz??a si? uk?ada? pod nas. Zobaczymy jaki plan stworzy Pimienta na drug? po?ow?. #FCBMasia pic.twitter.com/6SNn48I8a6
— ?neurophate (@neurophate_) February 2, 2020