VIDEO/ Rei Manaj luan me kuadrat me trajnerin e Barcelonës, paralajmërohet debutimi i bujshëm

Barcelona e ka grumbulluar sërish Rei Manaj në ekipin e parë për stërvitje, ndërsa do të ndeshet ndaj Levantes në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll. Një takim ky ku katalanasit janë të detyruar për të fituar, pasi në të kundërt Reali i Madridit do të shkëputej edhe më tepër në krye.

Trajneri Setien e ka thënë qartë para kësaj sfide se do t’i besojë djemëve të rinjë për të parë aftësinë e tyre dhe energjinë që i karakterizon. Një zgjedhje e detyruar kjo pasi Suarez është i dëmtuar, ndërsa Dembele nuk mund të jetë gati as për këtë ndeshje. Gjithashtu dyshime të mëdha ka edhe për Ansu Fatin që pritet të qendrojë jashtë për shqetësime fizike. Në kushte të tilla, shanset e Rei Manajt për të debutuar fillimisht në listën e lojtarëve të grumbulluar rritet ndjeshëm.

Por për të parë sesa do t’i besojë Setien një përgjegjësi të tillë, duhet të presim ditën e nesërme në mëngjes. Manaj është stërvitur me lojtarët kryesorë të Barcelonës, madje duke luajtur me kuadrat edhe me vetë trajnerin Setien, që si risi ka bërë edhe pjesëmarrjen e tij në këto ushtrime. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *