Karabaku do të jetë pjesë e fazës “play off” të Ligës së Kampionëve. Kampionët e Azerbajxhanit kanë përmbysur me goleadë Ludogoretsin, i cili ndeshjen e parë e kishte fituar me shifrat 2-1. Zhuninjo zhbllokoi rezultatin që në minutën e 7 të takimit, por Duah i dha epërsinë Ludogoretsit me dy golat e tij të shënuar në minutat 13 dhe 23 (me penallti).
Por azerët nuk u dorëzuan. Benzia me penallti në minutën e parë të shtesës së pjesës së parë dhe Andrade në minutën e 5-të të shtesës së pjesës së parë e dërguan ndeshjen në shifrat 2-3. Pjesa e dytë nuk prodhoi gola, çka bëri që ndeshja të shkonte në shtesa.
Bajramovi shënoi të 4-tin në minutën e 93-të, ndërsa në të 111-n ishte Xhixha ai që shuajti shpresat e bullgarëve dhe vulosi në një farë mënyre kualifikimin. Me vetëm 5 minuta në fushën e lojës, sulmuesi shqiptar ia doli të ishte protagonist në Ligën e Kampionëve. Një minutë pas tij shënoi edhe Andrade, ndërsa rezultatin përfundimtar 2-7 e fiksoi Benzia me golin e tij në minutën e 118./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Goal: Redon Xhixha | Ludogorets 2-5 Qaraba?pic.twitter.com/LYjd9DM3sp
— Football? (@xfootball0) August 13, 2024