Endri Çekiçi nuk është përgatitur për të realizuar gola të thjeshtë, por të pamundur. Futbollisti shqiptar ka arritur që të gjejë golin e parë në Turqi pas aventurës shpërthyese te Ljubjana, atje ku shënonte thuajse në çdo javë. Ashtu siç e kemi përmendur në javët e fundit ka pasur një ngritje të madhe të nivelit të Çekiçit. Pavarësisht se nuk po e gjente ende rrugën e rrjetës, po e ndihmonte së tepërmi ekipin me ndërtimin e aksioneve sulmuese dhe për këtë fitoi fanellën e titullarit.
Kështu ndodhi edhe në ndeshjen e sotme teksa lojtari kuqezi u aktivizua nga minuta e parë ndaj Bashakshehir. Teksa shifrat ishin 0-1 në minutën e 20, Çekiçi vjen me një kryevepër. Kur të gjithë prisnin krosimin nga goditja e dënimit që ishte në një kënd të pamundur për të tentuar portën, futbollisti shqiptar arrin që ta dërgojë topin në rrjetë duke i surprizuar të gjithë. /Sport Ekspres/
??GOL! Ankaragücü 1-1 Ba?ak?ehir
21′ Cekici ‘den Muhte?em GOOLL!! pic.twitter.com/GGfouQA4NY
— goblintvizle1.com (@goblintvizlecom) January 10, 2021