VIDEO/ Realizoi golin e fitores te Benfika në minutën e 101, ish-lojtari i Interit vendos duart në kokë kur kupton marrëzinë e bërë gjatë festimit

Benfica vetëm në momentet e fundit ka mundur të mposhtë 2-1 skuadrën e Vizelës. Shënues i golit të fitores në minutën e 101-të ishte Joao Mario nga pika e bardhë e penalltisë. Para se të ekzekutohej goditja e penalltisë pati shumë polemika për vendimin e arbitrit, por ish-lojtari i Interit mori përgjegjësinë dhe shënoi me sukses.

Më pas Mario nisi të gëzohej bashkë me shokët dhe tifozët e tij, por nuk ishte në dijeni të marrëzisë që kishte bërë gjatë festës. Kampioni i Evropës me Portugalinë nga viti 2016 e ka hequr fanellën dhe e ka hedhur tutje. Adrenalina e pakontrolluar i solli më pas një problem të madh.

“Hej, ti tashmë ke një karton të verdhë,” i thirri një shok i skuadrës, pas së cilës Mario filloi të kapte kokën me mosbesim për lëvizjen e pamenduar. Me atë rast mesfushori portugez ka shqiptuar edhe disa fjalë mallkuese. Menjëherë pas kësaj, arbitri iu afrua, zbatoi rregullat dhe i dha një karton të kuq.

Mesfushori i Benfica-s filloi të tundte kokën, i vetëdijshëm për marrëzinë që kishte bërë dhe se tani do të përballej me një pezullim. Pas ndeshjes, ai pranoi se kishte harruar që kishte marrë një karton të verdhë më herët, gjë që flet shumë për mungesën e përqendrimit të tij. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *