Reali i Madridit është shumë larg atij ekipi kampion që të gjithë sportdashësit janë mësuar të shohin. Të paqartë në fushën e lojës, me gabime në mbrotje dhe me mangësi në shënimin e golit, “galaktikët” kanë çaluar dukshëm këtë sezon të ri. Zidan ka marrë ultimatum për të rikthyer sërish skuadrën te fitorja në mënyrë që të vijojë të mbetet në stolin e “los blancos”.
Diçka të tillë e ka arritur, por me ndihmën e kundërshtarëve. Ky Real lë sërish për të dëshiruar, teksa për të marrë tre pikët ditën e sotme i është dashur një autogol nga portieri rival. Yassine Bounou nuk ka mundur të presë si duhet në duart e tij një top në zonë, duke e devijuar atë në rrjetën e mbrojtur prej tij.
Ky moment ka rezultuar vendimtar në fati ne takimit, që përfundoi me shifrat 0-1 për Realin e Madridit. Skuadra merengue merr kështu fitoren kundër Sevilles, megjithëse kjo nuk e shpëton nga kriza e thellë e lojës në të cilën kanë hyrë prej kohësh, aq më tepër kur sillet ndërmend mënyra se si arriti të rrëmbente 3 pikët e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Oniletvng/status/1335263335026143236