VIDEO/ Reali i Madridit ka humbur busullën në Champions, minutat e fundit e shpëtojnë nga turpi

Reali i Madridit nuk po shkon gjëkundi këtë sezon në Champions League. Ata që në këtë “Zotët” në këtë kompeticion këtë herë duket se kanë humbur busullën. Pas asaj humbje befasuese me Shaktjorin në ndeshjen e parë, një tjetër zhgënjim vjen mbrëmjen e sotme.

Borusia Monshengladbah ka qenë me njërën dorë te fitorja, deri në minutën e 3-të shtesës, atëherë kur Kasemiro tund rrjetën për të barazuar shifrat në 2-2. Gjermanët shënuan 2 herë në pjesën e parë të takimit, ndërsa për “galaktikët” u desh që të vinin minutat e fundit për të shpëtuar nga turpi mbrëmjen e sotme.

Në fillim Benzema në minutën e 87 dhe më pas braziliani Kasemiro i dhanë një pikë Realit të Madridit në përballjen kundër Monshengladbah. Një rezultat shumë larg pritshmërive ky, që duke marrë parasysh edhe ecurinë e deritanishme, e lëkund edhe më tepër vendin e Zinedin Zidan në krye të pankinës së “los blancos”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/Anticule__/status/1321208449271824384

https://twitter.com/noobfcb/status/1321207447172927488

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *