VIDEO/ Reagimi i papritur i Simones, kur të gjithë shpërthyen në festë, trajneri i Atletico-s u ul në stol

Mbrëmë, lojtarët e Atletico Madrid kaluan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve pas një ekzekutimi më të mirë të penalltive.

Megjithatë, ajo për të cilën flasin të gjithë në Spanjë është reagimi i Diego Simeone për penalltinë e fundit nga Lautaro Martinez.

Sulmuesi i Interit humbi shansin e fundit dhe kjo do të thoshte se Atletico Madrid do të shkonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Teksa të gjithë nisën të festonin, trajneri i Atletico Madridit ishte “i ftohtë”, dhe për historinë nga e shkuara, ishte shumë i papritur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/