VIDEO/ Rasti i rrallë! 1 gjuajtje në portë dhe 28% mbajtje topi, si mundet… Spanja

Thjesht e pabesueshme është ajo që ka ndodhur në Ukrainë, duke përbërë një rast të rrallë. Kombëtarja e udhëhequr nga Andrij Shevçenko ka shkuar vetëm 2 herë për të kërcënuar spanjollët, por kaq ka mjaftuar për të marrë 3 pikët në fund. Vetëm 2 tentativa dhe prej tyre ishte në portë për ukrainasit, që kanë bërë kështu të mundur atë që më pak imagjinohej.

Spanja thjesht nuk i beson syve për këtë humbje, që edhe vetë statistikat e bëjnë të pabesueshme. Kanë qenë plot 21 tentativa për gol nga Kombëtarja andaluziane, kundrejt vetëm 2 të ukrainasve. Ndërkohë prejt tyre 8 kanë qenë brenda kuadratit të portës, ndrësa për djemtë e Shevçenkos ka qenë vetëm 1 e tillë, e cila më pas ka sjellë edhe golin.

E për të mos mjaftuar me kaq, përqindja e mbajtjes së topit bën të duket se loja është zhvilluar vetëm me një portë dhe Spanja ishte i vetmi ekip në fushën e lojës. 28% me 72% në favor të iberikëve flasin qartë për atë çfarë ka ndodhur në Ukrainë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *