VIDEO/ Rasti i çuditshëm në Turqi me trajnerin e Gallatasarait, mori karton të kuq se i dha dorën arbitrit

Një episod i çuditshëm është regjistruar mbrëmjen e djeshme në kampionatin turk. Protagonist ka qenë trajneri i Gallatasarait, i cili u ndëshkua me karton të kuq përpara se të largohej nga fusha. Pas përfundimit të takimit kundër Samaunsporit, kur lojtarët dhe anëtarët e stafeve të ekipeve po shtërngonin duart me njëri-tjetrin, Okan Buruku i dha dorën njërit prej gjyqtarëve anësorë.

Sapo e pa këtë veprim, arbitri kryesor nxorri nga xhepi kartonin e verdhë dhe ia drejtoi trajnerit të Gallatasarait. Ky ishte kartoni i dytë i verdhë për Burakun, çka do të thotë se ai nuk do ta udhëheqë skuadrën nga pankina në ndeshjen e ardhshme. Trajneri turk ka mbetur i befasuar nga vendimi i arbitrit dhe e shprehu qartë me anë të gjuhës së trupit se nuk arriti ta kuptonte arsyen e ndëshkimit me karton./Sport Ekspres/