Ndeshja mes Bournemouth dhe Luton në kuadër të javës së 17-të të Premier League nuk do të vazhdojë pasi kapiteni i ekipit mik, Tom Lockyer, u rrëzua në fushë. Informacionet nga Anglia thonë se Lockyer është i vetëdijshëm dhe e ka kaluar momentin e vështirë.
Megjithatë pamjet nga stadiumi dhe momenti kur Lockyer humbi ndjenjat, ishte vërtet tronditëse. Në fakt, raste të tilla janë shtuar së tepërmi në futbollin europian pas COVID-19, teksa vetëm një javë më parë tifozi i Granadas ndërroi jetë nga ataku kardiak. /Sport Ekspres/
what happened to tom lockyer is really concerning, hope he is well now this is very disturbing to see pic.twitter.com/36mTr5wcVh
— Football L Takes (@FootLTakes) December 16, 2023