Një statistikë vërtet interesante vjen në fazën me eliminim direkt në Europian. Thuajse të gjitha Kombëtaret që kanë pasur veshjen e fanellës me ngjyrë të bardhë kanë arritur që të kualifikohen më tej. Kjo ndodhi në përballjen Francë-Zvicër, Spanjë-Zvicër apo edhe Danimarkë-Çeki.
Gjithmonë janë Kombëtaret “e bardha” që arrijnë të kalojnë më tej madje edhe mes surprizës së madhe siç ishte ajo mes Francës e Zvicrës. Kjo ka tërhequr vëmendjen e rrjeteve sociale, ndërsa nuk është lënë pa komentuar edhe në Shqipëri. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram