Tirana luajti miqësoren e tretë në ditën e djeshme, teksa po zhvillon përgatitjet në Turqi për turin e parë të Champions League. Bardheblutë do të përballen me Dudelangen, kampionin e Luksemburgut. Ndërkohë në miqësoren e djeshme, kryeqytetasit barazuan pa gola ndaj ekipit rumun të Hermanstad.
Tirana ka publikuar rastet më të mira të ndeshjes, atje ku shihet se bardheblutë kanë shpërdoruar pafundësisht raste. Në fund Taulant Seferit do t’i mohonte portieri kundërshtar edhe një super gol nga distanca. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram