Milot Rashica ka shënuar sërish në përballjen ndaj Dortmundit. Ashtu si edhe në sezonin e shkuar ndaj skuadrës së njohur gjermane, atje ku sulmuesi shqiptar do të ishte protagonist.
Në minutën e 8 të takimit erdhi edhe goli i parë i ndeshjes, falë saktësisë së lojtarit të Kosovës. Një gjuajtje e fuqishme nga brenda zone, e cila nuk i la asnjë shans portierit kundërshtar për të reaguar. Ky realizim i Rashicës erdhi pas një kohe të gjatë që ndenji jashtë fushës së blertë, për shkak të dëmtimit. /Sport Ekspres/