Argjentina ka marrë një fitore të rëndësishme me shifrat 1-2 kundër Kilit, por më shumë se sa rezultati ishte diçka tjetër ajo që tërhoqi vëmendjen. Arbitrat anësorë kanë qenë protagonistë duke krijuar një situatë qesharake. Fabricio Vilarinho dhe Rodrigo Figuereido kishin harruar flamujt e tyre, prandaj u është dashur të vinin në punë imagjinatën për të zhvilluar ndeshjen normalisht.
Gjyqtarët në fjalë kanë përdorur jelekët jeshilë për të zëvendësuar flamujt, duke i përdorur kështu përgjatë 90 minutave për të sinjalizuar vendimet e tyre. Një situatë e pazakontë kjo, që ndodh një në ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës Katar 2022, siç ishte ajo mes Kilit dhe Argjentinës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/search?q=fabricio%20vilarinho&src=typed_query&f=top