Video që vendosi kalimin e Haland te Dortmundi, donte zhurmën dhe adrenalinën

Erling Haland padyshim që ishte blerja e duhur për Borusian e Dortmundit dhe kjo u pa që në debutimin e norvegjezit, ku realizoi tripletën e parë me klubin. Por për të ardhur deri te hedhja e firmës së sulmuesit, ekipit gjerman i është dashur shumë punë. Konkurenca për shërbimet e lojtarit që i mahniti të gjithë me golat e tij me skuadrën e Salzburgut ishte e madhe, por në fund ajo që e bindi duket se ishte tifozeria.

Drejtori sportiv i Dortmundit tregoi për “Bild” prapaskenat për transferimin e Haland, të cilin e bindën me video të “murit të verdhë”, që janë tifozët e zjarrtë të klubit dhe njihen për atmosferën e jashtëzakonshme që japin në shkallët e stadiumit. Michael Zorc ka thënë se kjo përcaktonte Dortmundin dhe pikërisht për këtë ishte duke kërkuar edhe sulmuesi norvegjez.

“Na dha përshtypjen se ai e pëlqeu. Kjo është ajo çfarë përcakton klubin tonë dhe është pikërisht ajo që Erling po kërkonte. Një atmosferë e tillë e inspiron atë për të bërë më të mirën në fushë. Na u desh të luftonim shumë fort për ta marrë, sepse nuk është sekret që ishin shumë ekipe të mëdha të interesuara për shërbimet e tij. Por përpara se të firmoste me ne dukej si një fëmijë i vogël me një entuziazëm të madh”, ka thënë Zorc./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online