Video që tregon se Juventusi nuk ka “skuadër”, Vlahovicin e lënë vetëm shokët e ekipit në grindjen me 4 lojtarët e Romës

Juventus nuk arriti të mposht Romën në ndeshjen e javës së tretë të Serisë A italiane. Ndeshja derbi e këtij raundi përfundoi me rezultat 1-1, ndonëse Zonja e Vjetër dominoi pjesën më të madhe të ndeshjes.

As në fillim të këtij sezoni, Juventusi nuk duket si një ekip që mund të fitojë titullin kampion. Është e qartë se skuadrës së Massimiliano Allegrit i mungon diçka për të filluar sërish dominimin e futbollit italian.

Se Juventusi nuk ka ‘skuadër’ e tregon edhe skena nga ndeshja e djeshme ndaj Romës, ku sulmuesi i Serbisë, Dushan Vlahoviç u konfliktua me lojtarët kundërshtarë. Vlahoviç është grindur me Chris Smalling, nisën shtytjet dhe më pas Roger Ibanez, Gianluca Mancini dhe Bryan Cristante erdhën në ndihmë të shokut të skuadrës.

Tifozët e Zonjës së Vjetër ishin të zhgënjyer që absolutisht askush nuk vrapoi për të ndihmuar Vlahovic nga shokët e skuadrës. Ai ka mbetur i vetëm për të ‘luftuar’ me kundërshtarët dhe shumë tifozë bardhezi janë të zhgënjyer nga ky qëndrim i skuadrës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *