Vendimi më i tmerrshëm nga një arbitër në historinë e futbollit me siguri ka mbërritur sot në ndeshjen mes Arsenalit dhe Brighton. Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1, ndërsa situata skandaloze ka ndodhur në minutën e 49.
Pas një faulli të lehtë të bërë nga Rice, ky i fundit e largon pak topin nga kundërshtari. Lojtari i Brighton i kalon të gjitha limitet duke bërë një ndërhyrje si të ishte në MMA, për ta rrëzuar në tokë Rice, pa asnjë qëllim për të kapur topin dhe vetëm për të shfryrë inatin ndaj futbollistit të Arsenal. Kur të gjithë prisnin ngjyrën e kartonit për lojtarin e Brighton, arbitri i çudit të gjithë. Jo vetëm që nuk i jep karton futbollistit të Brighton, por i tregon kartonin e kuq Rice, që më herët e kishte një karton të verdhë.
Duket se arbitri nuk do të ketë asnjë justifikim të vetëm për vendimin e marrë karshi Rice. Sikur të mos mbyllej me kaq, në pjesën e parë një lojtar i Brighton e ka larguar topin në lojë të ndaluar shumë më tepër sesa Rice dhe gjyqtari nuk i ka nxjerrë asnjë karton apo ndëshkim. Të gjitha provat tregojnë qartë se qëllimi i Kavangh ishte të dëmtonte Arsenalin. /Sport Ekspres/