Haland ishte autori i dy golave te Dortmundit që i dhuruan kualifikimin skuadrës gjermane. Sulmuesi 20 vjeçar vazhdon të shkëlqejë, duke treguar që është një nga lojtaret më në formë të momentit. Përveç kësaj, norvegjezi është një futbollist që preferon të bëjë shfaqje komike.
Ai është shumë i njohur për intervistat e tij gazmore, por sot ka zgjedhur një formë tjetër. Në momentin e gjuajtjes së penalltisë nga Halanda, portieri po bënte shumë lëvizje të çuditshme që e shpërqendruan dhe goditi shtyllën. Por përshkak të lëvizjeve të shumta të portierit të Sevijës, arbitri vendosi që Haland ta rigjuante penalltinë dhe ky i fundjt e shënoi.
Për t’u hakmarrë, Haland gëzoi pranë portierit të Sevijës, çka irritoi lojtarët spanjollë. Këta të fundit e ndoqën me inat Halandin gjatë festës së golit. Ky moment ka bërë mjaft bujë në rrjetet sociale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Look at Sevilla players??
The match is live on ??https://t.co/MCQD4e3K9O
— g (@Goals673) March 9, 2021