VIDEO/ Fitore që mban emrin e Halandit, Dortmundi bëhet çerekfinalisti i parë i Champions-it

Dortmundi është skuadra e parë që siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampioneve. Pasi kishin fituar 2-3 në Spanjë, gjermanët barazuan me Sevijën në shtëpi me rezultatin 2-2. Ky kualifikim i Dortmundit mban emrin e sulmuesit kryesor Haland, i cili shënoi dopietë në këtë takim.

Sfida nisi me një Sevijë që u hodh direkt në sulm me qëllim për të përmbysur rezultatin, por ishte Haland që gjeti golin e parë në minutën e 35-të. Në të 54-tën ishte përsëri Haland që realizon të dytin personal nga pika e bardhë e penalltisë. En Nesry me një 11 metërsh ngushtoi diferencën, ndërsa në momentet e fundit të shtesës barazoi shifrat, por që nuk mjaftoi për të realizuar “remontadën” e famshme./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online