Tifozët e PSG-së ishin shumë të pakënaqur me atë që u treguan lojtarët në shtëpi ndaj Bayern Munchen. Zhgënjimi më i madh ishte Leo Mesi, nga i cili pritet shumë. Në fund ndeshja përfundoi me rezultat 0-1 dhe PSG-ja mund të jetë disi e kënaqur që nuk pësoi edhe disa gola të tjerë. Pakkush mund ta priste që ylli i parë i PSG-së, Lionel Messi, të ishte më i kritikuari në rrjetet sociale.
Ai u sulmua nga tifozët e gjigandit francez për shkak të videos që u shfaq, atje ku duket se Mesit nuk i intereson fare klubi. Në një moment shfaqet Neymar që përpiqet t’i rrëmbejë topin ekipit kundërshtar duke vrapuar nga njëri-lojtari të tjetri, aq sa rrëzohet në tokë nga lodhja. Ndërkohë Mesi që duhej të bënte po të njëjtën punë, zgjidhte të ectë në fushë. /Sport Ekspres/
Messi no where to be found. Much respect for Neymar who actually cares can’t even blame him fr. pic.twitter.com/UEU249ZomG
— Scrappy ? (@Scrappy_05x) February 15, 2023