Video që flet shumë! Bëri 2 vepra arti kundër Realit, 13 goditjet e fundit të dënimit të Rice ishin me topin që përfundonte jashtë stadiumit

Një moment mund të ndryshojë gjithë jetën, por gjithë jeta nuk mund ta ndryshojë momentin. Kjo do të ishte shprehja ideale për të përshkruar rastin e Declan Rice. Ky është lojtari më i përfolur i momentit dhe me të drejtë, ajo që bëri ishte anormale. Dy vepra arti, dy super gola dhe kundër kujt? Real Madridit dhe në shtëpinë e saj, në mitin e saj, në Champions League. Madrilenët janë më pranë se kurrë eliminimit nga Arsenali pas humbjes 3-0 në shtëpi.

Të gjithë po përpiqen të studiojnë veprat e artit të Rice, por në fakt, nuk ka shumë vend për studim. Nëse shihni 15 goditjet e fundit të dënimit prej tij, duke përfshirë dy super golat e tij me Realin, në 13 goditjet e tjera, vetëm 2 prej tyre krijuan sadopak rrezikshmëri me topin që shkonte në qendër, nëse mund të quhet e rrezikshme. Më shpesh topi përfundonte në mur, duke mos kaluar as në portë dhe në raste të tjera, topi përfundonte jashtë stadiumit. Morali i historisë është i thjeshtë, shpeshherë fati vendos për karrierën e një personi, nëse është mbrëmja jote, askush nuk mund të ndalë, ke një magji me vete. Nëse Rice do të kishte edhe një tjetër rast, me siguri që do të kishte shënuar 3 gola nga goditja e dënimit. /Sport Ekspres/