Nga njëri trofe te tjetri në vetëm pak ditë. Lojtarët e Spartës së Pragës kanë ngritur sot Kupën e Republikës Çeke. Skuadra kryeqytetase mposhti Viktorian e Pilsenit në finale me rezultatin 1-2. Nga minuta e parë në këtë përballje luajti edhe Qazim Laçi, i cili në minutën e 14 dha një asist për Krejçin. Ky i fundit e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anullua më pas për një ndërhyrje të parregullt të kryer gjatë aksionit.
Për golin e parë të takimit duhet të pritej deri në minutën e 79, kur Dueh e dërgoi topin në portën e tij. Çori barazoi rezultatin në të 87-n, por vetëm 4 minuta më vonë Birmançeviçi shënoi golin e fitores për Spartën e Pragës. Një triumf i dyfishtë këtë sezon për Spartën e Pragës, e cila u shpall kampione e kampionatit çek dhe sot fituese e Kupës së Çekisë. Një tjetër mbrëmje feste për Qazim Laçin dhe Indrit Tucin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
?? Úvodní gól Sparty ve finále @MOL_Cup nebyl uznán kv?li faulu Ladislava Krej?ího. ??pic.twitter.com/qr6JKsxhBF
— Livesport.cz (@LivesportCZ) May 22, 2024