Bayerni ka pësuar disfatë menjëherë pas pushimit të Kombëtareve, në transfertën e Augsburgut. Kampionët në fuqi u mposhtën me rezultatin 2-1, ku të tre golat u shënuan në pjesën e parë. Në minutën e 23-të, Mads Pedersen tregohet mjaft i qetë në zonën e rrëptësisë, duke e dërguar topin në rrjetë. Në minutën e 35-të, Andre Hahn dyfishon shifrat pas një krosimi fantastik të Iago.
Diferenca e dyfishtë për Augsburgun do të zgjaste shumë pak, pasi tre minuta më vonë Levandovski do të ngushtonte shifrat në 2-1. Në pjesën e dytë Bayerni provoi gjithçka, por pa arritur të bëjë ndryshim. Kështu bavarezët humbin mundësinë për tu shkëputur me 7 pikë nga ndjekësja më e afërt, Dortmundi, teksa befasohen nga ekipi që lu.fton për mbijetesë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#Bundesliga
FT : Augsburg 2-1 Bayern Munchen? Pedersen 23'
? Hahn 35'
–
? Lewandowski 38'Sekali-kali.. ?pic.twitter.com/7YtHbHuR9q
— Extra Time Indonesia (@idextratime) November 19, 2021