PSG ka arritur të fitojë me rezultatin 0-3 ndaj Reimsit në Kupën e Francës, në një ndeshje që më shumë është parë si një shfaqje teatri. Nejmar tregon edhe njëherë klasin e tij, ndërsa pasimi që po merr gjithë shpërndarjen në rrjetet sociale është kur futbollisti brazilian e jep topin me të pasmet.
Por gjithashtu një tjetër rast komik gjen si protagonist Mbapen. Në versionin e përditësuar 2.0 të Maradonës, ka dërguar topin në rrjetë me dorë, megjithëse ishte shumë larg “dorës së Zotit”. Spektakël, gola dhe pak turpërim ndaj kundërshtarit, padyshim që tifozët e Reims nuk janë larguar të kënaqur nga stadiumi. /Sport Ekspres/
As passivas jogando futebol:#Neymar pic.twitter.com/ezqyfCTRXh
— ???????? ? (@Bertuani1) January 22, 2020
Maradona 2.0 pic.twitter.com/iibcC2CRO9
— mx (@LeooMessi10i) January 22, 2020