Lojtarët e Bayer Leverkusenit u kualifikuan në finalen e Europa League pasi mposhtën Romën me rezultat 4-2 në dy ndeshje. Ndeshja e mbrëmshme në Leverkusen përfundoi me rezultatin 2-2 dhe më pas u dëgjua një këngë, e cila u perceptua si një provokim i madh në Itali.
Pasi arbitri sinjalizoi mbyllin e ndeshjes, kënga e parë që u dëgjua në stadium ishte “Bella Ciao”, të cilën shumë e interpretuan si një provokim për lojtarët e ekipit mik. As lojtarët e Romës nuk e pritën mirë dhe shkuan në dhomat e zhveshjes më shpejt. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
? “O bella ciao, bella ciao, bella ciao ciao ciao…”pic.twitter.com/OENvSmlND7
— Sports Digitale (@SportsDigitale) May 9, 2024