Thomas Strakosha po “kryqëzohej” nga ana e tifozëve të Lacios në takimet e fundit. Kjo për shkakun se skuadra e Inzaghit nuk po arrin të fitojë dhe ka humbur shumë terren në luftën për titull, duke e bërë të pamundur misionin për të mbërritur Juventusin.
Në mbrëmjen e djeshme erdhi një tjetër zhgënjim teksa është barazuar pa gola ndaj Udinezes. Por ndryshe nga më parë, Strakosha ndodhet më në qetësi. Portieri shqiptar me fatin me vete ka qenë i pathyeshëm ndaj Udinezes duke e shpëtuar ekipin në të paktën tre raste për gol, duke mbajtur kështu në fuqi rezultatin 0-0. /Sport Ekspres/