Përballja e sotme mes Beshiktashit dhe Hataisporit ka përfunduar në barazim 2-2. Visar Bekaj ka shkëlqyer në portë për Hataisporin. Ish-portieri i Tiranës ka kryer disa pritje të jashtëzakonshme kundër bardhezinjve, duke bërë që skuadra e tij të largohej me një pikë nga kjo transfertë.
Bekaj “iu bë ferr” klubit nga Stambolli, me këta të fundit që gjetën golin e barazimit vetëm në minutën e 97 falë një 11 metërshi të shndëruar në gol nga Abubakari. Në fund Ernest Muçi dhe Visar Bekaj janë ndarë në paqe me njëri-tjetrin, duke ndarë nga një pikë secili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/