Ish-lojtari brazilian Marcelo u largua nga Real Madridi këtë verë dhe në mënyrë të papritur nënshkroi për Olympiakos. Madje Marcelo kaloi 15 vite në Madrid, aty fitoi statusin e një legjende absolute. Braziliani ka fituar gjithçka që ka për të fituar në botën e futbollit në Santiago Bernabeu, duke përfshirë pesë tituj të Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, në moshën 35-vjeçare u vendos që ishte koha për të thënë lamtumirë, kështu që ai nënshkroi për Oylmpiakos si lojtar i lirë dhe në mënyrë të papritur vazhdoi karrierën në Greqi, ndonëse kishte shumë oferta të tjera.
Skuadra kult e Pireut e nisi dobët sezonin, ndaj vendosi të ngushëllojë tifozët me një përforcim spektakolar. Marcelo ka nënshkruar kontratë një vjeçare me Olympiakos dhe ka mundësi ta zgjasë edhe një sezon nëse të dyja palët janë të kënaqura.
Mbrojtësi legjendar sonte ka bërë një prezantim para tifozëve të Olimpiakosit dhe së bashku me djalin e tij kanë ndjekur dhe dëgjuar me entuziazëm publikun që gumëzhinte. Atë që Marcelo e përjetoi sonte në Pire, padyshim nuk e ka përjetuar kurrë në Madrid në karrierën e tij 15-vjeçare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
???? @MarceloM12 is one of us! ????#Olympiacos #Marcelo #M12 #Legend #WelcomeMarcelo #Football #Piraeus #Greece #Brazil #WeKeepOnDreaming pic.twitter.com/69IwWSsLt8
— Olympiacos FC (47?) (@olympiacosfc) September 5, 2022
Marcelo welcomed by the Olympiacos fans #Marcelo #??????? #OlympiakosFC pic.twitter.com/LKo648UBsz
— Kostas Sotiropoulos (@Kostas_Sot) September 5, 2022