VIDEO/ Pritje madhështore! “Santiago Bernabeu” i stërmbushur që brohoret për Mbapenë, franzecit i uron mirëseardhjen Zidani dhe Perezi

Kilian Mbape është transferimi i bujshëm i kësaj merkatoje vere. Sulmuesi francez u largua me parametra zero nga PSG-ja, për të firmosur me Realin e Madridit. Vetëm dy ditë pas përfundimit të EURO 2024-s, lojtari 25-vjeçar është prezantuar zyrtarisht përpara tifozëve.

Mbapesë i kanë bërë një pritje madhështore në Madrid. “Santiago Bernabeu” ishte i tejmbushur dhe tifozët e pranishëm kanë brohoritur njëzëri sapo ai ka shkelur në tapetin e gjelbër. Mirëseardhjen e parë ia uruan Florentino Perezi dhe Zinedin Zidani, që ishin të pranishëm në këtë ceremoni të jashtëzakonshme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/